VIDEO/ Me 8 kg tritol, shembet me shpërthim të kontrolluar pallati 6-katësh në zonën plazhit
Një pallat 6 katësh në zonën e Plazhit në Durrës, i cili ishte dëmtuar nga tërmeti i dy viteve më parë është shembur mesditën e sotme me shpërthim të kontrolluar.
Nga shpërthimi nuk u konstatua asnjë dëm, ndërsa mësohet se për rrëzimin e tij u përdorën 300 furnela me 8 kg tritol.
Ditën e djeshme banorëve të lagjes 13 në Durrës iu ka ardhur një paralajmërim nga ana e IKMT-së, e cila ju kërkon që “sot nga ora 12:00 deri në orën 16:00 të dalin nga shtëpitë, si dhe të lënë dritaret hapur dhe të ulin televizorët dhe çdo gjë tjetër në tokë”.
https://youtu.be/cXbFrdE1klI
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



