E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ ‘Më keni marrë kundër vullnetit tim’, gruan e hipin ‘me dhunë’ në ambulancë, arrestohen më shumë se 20 protestues
Publik News

VIDEO/ ‘Më keni marrë kundër vullnetit tim’, gruan e hipin ‘me dhunë’ në ambulancë, arrestohen më shumë se 20 protestues

Gruan e fusin me force ne autoambulance

Ka zgjatur shumë më pak se sa ishte menduar protesta e qytetarëve në “Sheshin Skënderbej”, pasi që në fillim protesta ka qenë e dhunshme mes aktivistëve dhe policisë.

Më shumë se 20 protestues, mes tyre dhe avokati altin Goxhaj, i cili njihet si një aktivist për të drejtat e njeriut, janë arrestuar nga policia dhe janë shoqëruar për në komisariat.

Një grua është marrë kundër vullnetit të saj dhe është hipur në barrele, ndërsa është dërguar me autoambulancë drejt spitalit.

Gjatë gjithë kohës gruaja bërtiste “më keni marrë kundër vullnetit tim”, ndërsa policia dhe mjekët e futën në autoambulancë, edhe pse ajo thoshte se nuk kishte asnjë problem shëndetësor.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.