VIDEO/ Momenti kur 26-vjeçarja që u përdhunua dërgohet në dhomën e hotelit, e droguar dhe thuajse e pavetëdijshme
🎥VIDEO/ Momenti kur 26-vjeçarja që u përdhunua dërgohet në dhomën e hotelit
Ky është momenti kur vajza merret nga krahët dhe futet në hotel nga një person, i cili dyshohet se nuk është i dashuri i saj.
Vajza është dukshëm në gjendje jo të mirë dhe e paaftë për të gjykuar apo për të dhënë miratim.
Sikurse mund të shihet ajo dërgohet në dhomën e hotelit nga një person përkrahësh pasi nuk është në gjendje të ecë

Personi që e shoqëron nuk është i dashuri i saj, por Albi Ceno, njeri nga të arrestuarit nën akuzën e përdhunimit. Në një moment tjetër vajza shihet edhe e ulur te shkallët e hotelet, teksa bën lëvizje të çuditshme, e më pas rreshket mbi shkallë.
Më herët, në një tjetër video të publikuar nga ‘Pirajnat’ vajza është shprehur se; ‘nuk kam vajtur me dëshirë me këta persona sepse isha e lidhur vetëm me njërin prej tyre’. Kështu është shprehur 26-vjeçarja vlonjate e abuzuar pak ditë më parë. ‘Nuk do t’i fal asnjëherë’, është shprehur ajo.
Ndërkohë, Gjykata e Vlorës vendosi masën ‘arrest me burg’ për dy të arrestuarit e akuzuar për mbajtjen me forcë dhe abuzimin seksual të 26-vjeçares pak ditë më parë në po këtë qytet. Seanca gjyqësore ndaj Albi Cenos dhe Oltjon Tahirit u drejtua nga gjyqtari Hektor Sinanaj.
Dhënia e masës së sigurisë do të zhvillohet edhe për Gentjano Mehmetin dhe personin e katërt të përfshirë në ngjarje me inicialet V.K., të cilët ndodhen në arrati.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



