E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Momenti kur Drejtori i Policisë së Beratit dhunon në mes të rrugës mjekun e urgjencës dhe të vëllain farmacist
Publik News

VIDEO/ Momenti kur Drejtori i Policisë së Beratit dhunon në mes të rrugës mjekun e urgjencës dhe të vëllain farmacist

Siç shihet qartë  në video , momenti i dhunimit të mjekut urgjencës së Spitalit të Beratit Edison Skëndo, nga Drejtori i policisë së Beratit Hasan Ahmetaj.

Siç shihet dhe në video, drejtori i Policisë dhunon dy vëllezërit Skëndo pasi kishin dalë poshtë shtëpisë së tyre, njëri me profesion mjek dhe tjetri me profesion farmacist. Drejtori Ahmetaj qëllon fillimisht njërin nga vëllezërit Skëndo dhe më pas e tërheq zvarr deri në ambientet e Drejtorisë së Policisë së qytetit. Preteks i dhunës së Drejtorit Ahmetaj ndaj dy vëllezërve Skëndo ka qenë një kerkesë për leje për dalje.

Kujtojmë se, në bazë të urdhrit të ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në kuadër të masave për parandalimin e covid-19 në Shqipëri, personeli mjekësor, policia, mediat etj lejohen të lëvizin jashtë fashave orare dhe pa autorizim.

Edhe ish-sekretari i PD Namir Lapardhaja ka denoncuar rastin në fjalë duke thënë se debati ka nisur kur drejtori i Policisë së Beratit Hasan Ahmetaj i ka kërkuar lejen e lëvizjes mjekut Skëndo dhe vëllait të tij. Në debat e sipër, Ahmetaj ka goditur vëllanë e mjekut dhe pastaj situata është thelluar edhe më tej.

Aktualisht mjeku dhe i vëllai gjenden në ambienteve të DVP Berat, ndërsa nga ana e Policisë nuk ka asnjë deklaratë në lidhje me rastin.

Ndiqni videon e mëposhtme: Momenti kur mjeku Edison Skëndo dhe i vëllai i tij dhunohen nga Drejtori i policisë së Beratit Hasan Ahmetaj

 

https://youtu.be/PWSWa8M-8PI

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.