VIDEO/ Në mesnatë mbushen kamionë me karrike për Ramën
Stili i kryeministrit Edi Rama për tu takuar me njerëzit në shesh, me karrike të mirëvendosura për tu dukur sa më bukur para kamerave të shumta, po kalon nga një qytet në tjetrin.
E bëri këtë në Vlorë në 16 shkurt, antimitingu ditën e protestës së opozitës.
Por një takim të ngjashëm duket se do ta bëjë edhe në qytetin e Fierit ditën e nesërme.
Në rrjetet sociale janë duke u postuar foto dhe video që tregojnë se si në mesnatë po merren karriget e shkollave në shërbim të takimit të kryeministrit.
A nuk është shkolla e depolitizuar? E ka thënë vetë Rama këtë, por siç duket kjo nuk vlen kur e bën vetë…
Ja pamjet:
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



