VIDEO/ Në Zvicër, lopët “fluturojnë” në ajër
Çdo vit, fermerët alpinë i drejtojnë bagëtitë e tyre nga toka më e lartë në Alpet e poshtme në një ngjarje të quajtur Bodenfahrt.
Rreth 1.000 lopë u drejtuan poshtë drejt kodrave të Pass Klausen në Zvicër, por njëra prej tyre, u transportua me helikopter për shkak të një dëmtimi të vogël.
Ambros Arnold, një nga fermerët që transportonte tufën, i tha mediave zvicerane se metoda e transportit të lopës ishte një mënyrë efikase.
Arnold shtoi se përvoja mund të ketë qenë traumatike për kafshën, për shkak të ngritjes në ajër kaq papritmas.
Sipas Limmattaler Zeitung, metoda e transportimit të lopëve të dëmtuara me helikopter parandalon që ato të lëndohen më tej.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



