VIDEO/ Nga dasma e së motrës, Uzuni mesazh të fortë Polonisë
Ylli i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, ka marrë gjithë vëmendjen në dasmën e motrës së tij, ku atmosfera festive u kthye në një moment viral.
Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, Uzuni shihet teksa këndon krah këngëtarit të njohur Ylli Baka. Dyshja ia morën këngës së bashku, duke ngjallur entuziazëm te të pranishmit.
Kulmi i performancës erdhi kur ata kënduan frazën: “Do rrihet dhe Polonia”, një mesazh i qartë dhe plot humor që lidhet me përballjen e madhe të Shqipërisë ndaj Polonisë në play off-in e Botërorit 2026.
Momenti është komentuar gjerësisht online, ndërsa tifozët e kanë marrë si një shenjë të besimit dhe motivimit të sulmuesit kuqezi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



