VIDEO/ Novoselë-Vlorë, 19-vjeçari humb kontrollin e mjetit,përfundon në spital
VIDEO
Një aksident i rëndë ka ndodhur në orën 3 të mëngjesit të 24 qershorit në aksin Novoselë-Vlorë. Një i ri, Brahim Ferzaj, 19 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit të tij dhe ka dalë jashtë rrugës. Pas aksidentit, ai është dërguar me urgjencë në spital në gjendje të rëndë. Sipas një shoku të tij, Brahim ka dëmtim në kraharor dhe plagë në kokë, dhe ka qëndruar në spital në koma për dy orë. Megjithatë, gjendja e tij mbetet e rëndë për jetën.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



