VIDEO/ Pamje dhe detaje të reja nga grabitja në Rinas.
Detyra kryesore e medias eshte te tregoje ngjarjen, ndersa e shtetit te rrezuar mberdhe te mbuloje mullarin me plastmas. Pamjet e siguruara tregojne se kush eshte shteti i Edi Rames, kush jane koncesionet e Edi Rames, kush eshte siguria kombetare e Edi Rames, kush eshte Sander Lleshaj i Edi Rames…
p.s…dhe llogjikisht edhe se kush eshte Edi Rama qe votuan shqiptaret…
Të tjera pamje kanë dalë nga grabitja e ndodhur të martën në orën 15:00 në Rinas.
Këto janë ku duket furgoni i grabitjes duke u futur në rrethimin e aeroportit dhe më pas për të bërë grabitjen.
Nga pamjet duket një nga grabitësit që thyen çelësin e derës së zjarrfikëses dhe më pas furgoni futet brenda.
Burime nga policia kanë bërë të ditur për SYRI.net se momenti i grabitjes ka ndodhur në momentin e ndërrimit të turneve të punonjësve të sigurisë në aeroportin e Rinasit.
Ka qenë zjarrfikësja që ka lajmëruar për thyerjen e perimetrit të sigurisë, pasi ka marrë sinjalizimin e hapjes së derës.
Ndërkohë që kamerat e sigurisë të vendosura nga ICTS-ja mësohet se janë totalisht jashtë kontrollit.
Nga ana tjetër policia në Rinas është inekzistente, ndërsa Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë njoftuar gojarisht në lidhje me ngjarjen dhe më pas janë vendosur në ndjekje./ Syri.net
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



