VIDEO/Pamje me DRON nga inceneratori i Tiranës
Nga sot inceneratori i Tiranës, i cili dje u sekuestrua nga SPAK dhe tashmë është nën mbikëqyrjen e shtetit.
VIDEO:
PAMJE ME DRON nga INCENERATORI I TIRANËS
Këto janë pamjet me dron, ku shihet se puna për depozitimin e plehrave vijon, me punonjës dhe kamionë që transportojnë mbetje brenda inceneratorit. SPAK ka hetuar rastin për 3 vite dhe arriti në përfundimin se pronarë “de-facto” të inceneratorit janë dy biznesmenë në kërkim ndërkombëtar, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka kryer ekzekutimin e vendimit të datës 28 korrik, dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara janë ngarkuar me mbikëqyrjen e veprimtarisë në këtë incenerator. Rasti është hetuar për vepra penale të “Mashtrimit me pasoja të rënda”, “Shpërdorimit të detyrës”, “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të të zgjedhurve vendorë”, si dhe për “Pastrimin e produkteve të veprës penale apo të veprimtarisë kriminale” të kryera në bashkëpunim.
Prokuroria e Posaçme po vazhdon hetimin dhe ka vendosur masën e sigurisë pasuror “sekuestro preventive” mbi disa pasuri të përfshira në këtë rast, duke përfshirë shoqëritë “Integrated Energy B.V. S.P.V.”, “Integrated Technology Services” dhe pasurinë “F.M.O.” sh.p.k. të lidhura me biznesmenët e përmendur. Rasti është i rëndësishëm dhe duhet ndjekur me vëmendje për zhvillimet e mëtejshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



