VIDEO- pamje të rënda! LEDWall-i zê poshtë vajzat maturante, lëndohen rëndë
Një ngjarje vërtet e rëndë është regjistruar së fundmi në një shkollë private në kryeqytet, në momentin kur po diplomoheshin maturantët. Led-Wall i vendosur pas nxënësve ekselente është shkëputur dhe ka rënë mbi vajzat. Siç shihet edhe nga pamjet rënia ka qenë e fortë dhe vajzat janë shembur në tokë.
VIDEO/ KUJDES! Pamje tê rënda
Vajzat janë dërguar në spitalin e Traumës, teksa raportohet se kanë thyerje të gjymtyrëve dhe lëndime të tjera në trup.
Në lidhje me këtë ngjarje nuk ka një raportim nga policia. Ngjarja ka ndodhur në shkollën private “Sarina 2002” që ndodhet në Tiranë.
Një prej nxënësve të asaj shkolle thotë se ngjarja është shkaktuar nga papërgjegjshmëria e organizatorëve. I urojmë shërim të shpejtë vajzave dhe shpresojmë që ngjarja të hetohet, pasi mund të ishte kthyer në një tragjedi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



