E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Parakalimi i gabuar, pamje të rënda nga aksidenti tragjik
Publik News

VIDEO/ Parakalimi i gabuar, pamje të rënda nga aksidenti tragjik

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave është regjistruar këtë fillimvit në zonën e Porcelanit në Tiranë. Ngjarja ndodhi rreth orës 15.02 të kësaj të enjteje, në rrugën “Xhanfize Keko”.

Mjeti me targë AA544 SX, me drejtues Etjon Lazrin është përplasur me një tjetër mjet me targë AA 758 YZ, me drejtues Edmond Muratin.

Si pasojë kanë humbur jetën dy këmbësorët Erion Balla 36 vjeç dhe Hidajete Salliu 72 vjeçe, të cilët kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes si pasojë e plagëve të rënda. Në pamjet e publikuara nga abcnews.al janë momentet e para të ngjarjes, kur mbërrin autoambulanca për të transportuar trupat e pajetë drejt morgut.

Sakaq, kamerat e sigurise kanë kapur momentin kur mjeti tip Volksvagen Beetle i drejtuar nga Etjon Lazri, godet mjetin tip Volksvagen Golf 6, me drejtues Edmond Muratin.

Siç duket edhe nga pamjet e kamerave te sigurise, Lazri ka parakaluar mjetin tjeter me një shpejtësi mjaft të madhe duke përplasur për vdekje këmbësorët të cilët ndodheshin në trotuar.

Drejtuesit i njërit mjet Edmond Murati është shoqëruar ne polici për veprime te mëtejshme, ndërsa drejtuesi i mjetit tjetër Etjon Lazri është dërguar ne spital për ndihme mjekësore.

Si pasojë ë kësaj ngjarjeje të rëndë qarkullimit rrugor është bllokuar për rreth 1 orë.

Grupi hetimor vijon veprimet, po këqyr kamerat perreth vendit te aksidentit për te përcaktuar shkakun e aksidentit, ku paraprakisht dyshohet për parakalim te gabuar.

mjeteve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.