E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Video/ Plagoset punetori i firmës EM Construction & Development
Lajme

Video/ Plagoset punetori i firmës EM Construction & Development

EM Construction & Development” në Tiranë


Plagoset punëtori i firmës “EM Construction & Development” në Tiranë – hetime për shkelje të sigurisë në punë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot paradite në një kantier ndërtimi në rrugën “Besim Imami”, Tiranë, ku një punëtor është plagosur rëndë gjatë orarit të punës.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, punëtori ka rënë nga një lartësi disa metra, teksa punonte në strukturat e një godine që po ndërtohet nga kompania “EM Construction & Development”, subjekt ndërtues i kompleksit të banimit dhe shërbimit që përfshin edhe tre kate parkimi nëntokë.

Administrator i  kompanise është Edion Meço


Në vendngjarje kanë ndërhyrë shërbimet e emergjencës dhe policia, të cilat kanë transportuar të plagosurin drejt Spitalit të Traumës. Burime mjekësore konfirmojnë se gjendja e tij është e rëndë, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, Drejtoria e Policisë së Tiranës ka nisur hetimet për të verifikuar nëse në kantier ishin respektuar standardet e sigurisë në punë. Paraprakisht mësohet se inspektorati i punës do të kryejë një kontroll administrativ ndaj kompanisë ndërtuese dhe investitorit përkatës “Edonil Konstruksion” sh.p.k.

Pamjet e siguruara nga Publik.al tregojnë momentet e menjëhershme pas ngjarjes, ku punëtorë të tjerë dhe kalimtarë përpiqen të ndihmojnë të lënduarin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.