E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/POLICIA RRETHON NEWS24
Lajme

VIDEO/POLICIA RRETHON NEWS24

BLLKOHET HYRJA E GAZETARËVE NË REDAKSI

Tiranë – Që prej orës 07:00 të mëngjesit, forcat e policisë kanë rrethuar ambientet e televizionit informativ më të madh në vend, News24, si dhe redaksitë e Balkanweb, gazetës Panorama dhe Gazeta Shqiptare, duke bllokuar hyrjen e gazetarëve në punë.

Sipas burimeve, policia ka kërkuar lirimin e ambienteve ku ndodhet televizioni News24 dhe largimin e gazetarëve nga godina.

Ky veprim ishte paralajmëruar prej afro një viti, por duket se zbatimi i tij është shtyrë për shkak të fushatës elektorale. Sot, qeveria duket se ka vendosur ta ekzekutojë vendimin, duke shkaktuar tronditje dhe reagime në opinionin publik.

Në mesazhet e qarta politike që qarkullojnë, theksohet një fjali e thënë më herët nga vetë udhëheqësi i vendit:

“Dale se nuk keni parë gjë akoma.”

Ky është një zhvillim i rëndë për lirinë e medias në Shqipëri dhe pritet të shkaktojë reagime të forta nga organizatat e gazetarëve, ambasadat dhe institucionet ndërkombëtare.

DEKLARATË PROTESTE

Shoqata “Media e Lirë”

Shoqata “Media e Lirë” dënon me ashpërsinë më të madhe veprimin e sotëm të forcave të policisë, të cilat prej orëve të para të mëngjesit kanë bllokuar ambientet e punës së gazetarëve të televizioneve dhe redaksive kryesore të vendit. Bllokimi i ambienteve të punës së gazetarëve përbën një shkelje flagrante të parimeve themelore të demokracisë dhe të lirisë së shprehjes, të garantuara nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe aktet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, përfshirë Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

“Ndërhyrja e policisë, që pengon punën e gazetarëve, është një presion i hapur, i papranueshëm dhe i rrezikshëm mbi median e lirë,” thuhet në deklaratën e organizatës, e cila i bën thirrje institucioneve shtetërore të ndërpresin menjëherë këtë aksion arbitrar dhe të garantojnë aksesin e plotë dhe të pacenuar të gazetarëve në vendin e tyre të punës.

Shoqata “Media e Lirë” apelon gjithashtu ndaj organizata vendore dhe ndërkombëtare për lirinë e shprehjes, përfshirë OSBE, Reporterët pa Kufij dhe Federatën Evropiane të Gazetarëve, që të monitorojnë nga afër situatën dhe të reagojnë publikisht kundër kësaj shkeljeje të rëndë.

“Çdo konflikt i institucioneve me mediat private duhet të zgjidhet në rrugë ligjore dhe me mirëkuptim, jo me forcë, presion dhe frikësim,” përfundon reagimi i Shoqatës “Media e Lirë”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.