E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Prishet Tleferiku turistët fluturojnë …..
Lajme

VIDEO/ Prishet Tleferiku turistët fluturojnë …..

Një aksident në një teleferik në vendpushimin lindor Gudauri të Gjeorgjisë ka lënë 8 vetë me lëndime të lehta, njoftoi kompania për zhvillim të zonave malore të Ministrisë së Ekonomisë të Gjeorgjisë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, asnjë viktimë nuk është regjistruar, duke shtuar se një nga tetë të plagosurit tashmë është liruar nga spitali.

Të plagosurit u transportuan menjëherë në spitalin lokal nga tre brigada emergjente. Nëse është e nevojshme, individët do të transportohen në Tbilisi me automjete speciale emergjente.

Ndër të plagosurit janë qytetarët e Suedisë dhe Ukrainës, ndërsa arsyeja e saktë për incidentin ende nuk është gjetur.

Është spekuluar se fajtori mund të ketë qenë problemi i frenimit, apo ndoshta edhe një luhatje e tensionit të energjisë elektrike.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.