E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Privati zapton palzhin e “Pasqyrave” në Sarandë
Lajme

VIDEO/ Privati zapton palzhin e “Pasqyrave” në Sarandë

Sot, një video e një qytetari  ka nxjerrë në pah realitetin e hidhur të bregdetit shqiptar, ku brezi i artë i vijës bregdetare po shndërrohet në një pronë private të pakufizuar nga interesa të ngushta.

https://www.instagram.com/reel/C_K3U4Htj0a/?igsh=MzRlODBiNWFlZA==

Plazhi i njohur i Pasqyrave në Sarandë është raportuar se është zaptuar plotësisht nga privatët, duke mos lënë asnjë hapësirë të lirë për pushuesit që dëshirojnë të shijojnë detin pa pagesë.

Një plazh që, me të drejtë, duhej të ishte në dispozicion të të gjithëve, sot është i mbushur me shezllone dhe çadra private, të vendosura pa mëshirë nga fillimi deri në fund, madje edhe pranë zonave shkëmbore.

Ky veprim pangopshmërie nga privati, që synon vetëm përfitimin personal në kurriz të komunitetit dhe natyrës, ka ngritur një sërë pyetjesh rreth të drejtës sonë për të pasur akses të lirë në bregdet. A është ky një rast i izoluar apo thjesht një simptomë e një problemi më të thellë dhe më të përhapur? Ligjërisht, bregdeti duhet të jetë i aksesueshëm për të gjithë, por duket se ky parim është shkelur pa asnjë skrupull.

Pushuesit janë të indinjuar dhe me të drejtë. Të jesh i detyruar të paguash për të vendosur një çadër apo për të shtrirë një peshqir në një plazh publik është një abuzim flagrant i së drejtës për të shijuar bukuritë natyrore të këtij vendi. Por më shqetësuese është heshtja e institucioneve përgjegjëse, të cilat duket se i kanë mbyllur sytë përballë kësaj grabitjeje të hapur të një pasurie publike.

Kjo situatë është një sinjal i qartë se është koha për një ndërhyrje të fortë dhe të menjëhershme nga autoritetet përkatëse. Ajo që po ndodh në Pasqyrat e Sarandës nuk është thjesht një rast i shkeljes së ligjit, por një tregues i degradimit të mëtejshëm të vlerave dhe të drejtave që ne, si qytetarë, duhet të mbrojmë. Bregdeti është një pasuri kombëtare, dhe ai i përket popullit, jo interesave private që kërkojnë ta kthejnë në një mall për tregti.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.