E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/Protestuesi mesazh për nënën e  Erion Veliajt: “Thuaj të mos na bjerë në qafë sepse nuk do e falim”
Lajme

VIDEO/Protestuesi mesazh për nënën e Erion Veliajt: “Thuaj të mos na bjerë në qafë sepse nuk do e falim”

Vijon edhe sot protesta e banorëve të Unazës së Re, të cilët si çdo ditë, protestojnë kundër projektit të baskisë që i prek banesat dhe bizneset e tyre.

Një prej banorëve, teksa foli përpara protestuesve të tjerë, u  shpreh se ata nuk janë në rrugë për partitë, por për shtëpitë e tyre.

“Kemi dalur të mbrojmë shtëpitë, jo partitë. Kemi dalë vetëm për fëmijët dhe shtëpitë tona. Nuk është turp të japësh jetën për familjen. Me gjakun e këtyre nuk mund të merrni ju pasuri. Kush do ju lejojë? Pikën e fundit të gjakut do japim”, tha qytetari.

Ai ka edhe një mesazh për nënën e Erion Veliajt: “Për të martuar e martove. Tani thuaj të mos na bjerë në qafë sepse nuk do e falim”.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.