VIDEO/ Protestuesit, brenda në Teatrin Kombëtar. Ja ç’po ndodh në sallë
Ora 11:10/ Nga brenda salles se Teatrit Kombetar, qe tashme eshte mbushur me protetsuesit, artiste, qyetetare dhe ish-deputete demokrate, regjisori Edmond Budina ka bere nje tjeter apel:
“Ju lutem, ju lutem mos e lini këtë Teatër të shembet. Ruajeni këtë shënjteëri për të ardhmen tuaj, për fëmijët tuaj. Për të treguar se në këtë teatër kanë luajtur kollosët. Ndërtoni një teatër të ri diku tjetër”.
Ora 11:00/ Artiste e qytetare, mbeshetes dhe mbrojtes te Teatrit Kombetar jane tashme brenda salles se shfaqjeve ne TK. Pamjet brenda godines se Teatrit Kombetar nuk kane nevoje per shume koment. Gjithcka duket tashme e rrenuar, materiale te mbledhura, duken gati per zhvendosje.
Ora: 10:35/ Pas tensionesh dhe perplasjesh te forta edhe fizike, protestuesit kane mundur te cajne kordonin policor dhe kane hyre brenda godines se Teatrit Kombetar. Shume syresh kane hyre permes dritareve dhe tashme kane ‘pushtuar’ sallen e TK.
Me ta jane edhe kreu i PD-se, Basha, shoqeruar nga disa ish deputete demokrate.
Kryedemokrati Basha ka postuar ne faqen e tij ne FB, disa foto te protestuesve qe ndodhen aktualisht brenda TK.
Postimi i Bashes
Brenda Teatrit Kombetar ku Banda e Edi Ramës kishte nisur cmontimin. Aleanca per Teatrin dhe qytetaret i larguan dhe u futen brenda. Krenar per forcen e qytetareve te bashkuar!
Ora 9:50 Tensionohet situata para godinës së Teatrit Kombëtar. Artistët dhe përfaqësues të shoqërisë civile kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë në tentativë për të hyrë brenda ambienteve të Teatrit Kombëtar.
Ata janë konfrontuar me forcat e rendit, duke shkuar deri portës kryesore, por forcat e policisë kanë arritur ti ndalojnë.
Në më këtë protestë po marrin pjesë edhe përfaqësues të Partisë Demokratike dhe ish-deputetë të opozitës.
****
Ndërkohë që Teatri Kombëtar është i rrethuar nga forcat e policisë, në mbështetje të punonjësve që do të bëjnë zbrazjen e materialeve nga godina, regjisori Edmond Budina ka folur para mediave, duke kërkuar mbështetje nga gjithë artistët dhe qytetarët në mbrojtje të TK.
Ai ka treguar i prekur se është tërhequr zvarrë nga policia.
“Nuk më ka ndodhur kurrë, ne në ’90 jemi ngritur me studentët, por as policia e Ramiz Alisë nuk na ka trajtuar në këtë mënyrë. Më kanë tërhequr zvarrë, unë kam protestuar gjithandej, edhe në Itali, po nuk jam trajtuar si këtu. Edi Rama më ke kapur për krahu më ke tërhequr zvarrë. Ne nuk duam të mos ketë Teatër të ri, të ketë, të ndërtohet por të ruhet kujtesa historike, të ruhet ky që është”- tha ai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco
















