VIDEO/ Qarkullonte në sens të kundërt në autostradë, arrestohet 58-vjeçari nga Kavaja
Policia Rrugore ka arrestuar dhe ndëshkuar 58 vjeçarin A. M., nga Kavaja i cili qarkullonte me automjet në rrugën interurbane Kavajë-Lushnje në sens të kundërt.
Policia Rrugore e ndëshkoi drejtuesin e mjetit duke e dërguar në OASH, ( 2 vjet pezullim Leje Drejtimi dhe 10.000 lekë gjobë).
Policia e Shtetit ka kërkuar që median dhe qyetarët që të denoncojnë çdo shkelje të qarkullimit rrugor, duke kontribuuar në rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



