E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Rama  nuk e mbajti  premtimin për rrugën Tiranë-Elbasan
Politikë

VIDEO/ Rama nuk e mbajti premtimin për rrugën Tiranë-Elbasan

Përfundimi i rrugës Tiranë-Elbasan ka qenë premtim elektoral i maxhorancës gjatë këtyre viteve. Thuajse ç’do vit është premtuar përfundimi i saj, ndërkohë që ministrat e Infrastrukturës janë zëvendësuar dhe kjo rrugë nuk e ka gjetur ende përfundimin.

Premtimi i fundit ishte nga vetë kryeministri Edi Rama, i cili i ftuar në emisionin “Dritare” të Rudina Xhungës, premtoi se rruga do të hapej në fund të dhjetorit të vitit 2018.

Kjo deklaratë e Kryeministrit u bë që në muajin tetor, ku Rama tha se nëse kjo nuk do të realizohej, atëherë do të shkarkohej ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri.

“Deri në fund të vitit duhet që ky aks të jetë i përfunduar. Problemi i vetëm që s’ka lidhje me ministrin është që pati një vonesë në financimin e ri.

Dhe deri në fund të vitit do shkosh në krahun tjetër pa i rënë nga ato gjarpërimet ose s’do jetë Damiani. Do hapet aksi, por nuk do të jetë e përfunduar në kuptimin e plotë. Shtrati do jetë i hapur”, ka thëna përballë një paneli gazetarësh.

Premtimi i Ramës u mbajt përgjysmë, pasi ai largoi vetëm Gjiknurin, por hapja e rrugës është shtyrë për në muajin mars. Rama deklaroi sot se rruga do përfundojë totalisht në muajin maj, por ajo do të hapet për automjetet që në mars dhe do të funksionojë me një korsi.
“Rëndësi ka qe tani më s’ka më probleme teknike. Në mars është mirë të hapet njëra anë dhe pastaj në maj të mbarojë e gjitha”, tha sot Kryeministri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.