VIDEO/ Rama sqaron fatin e ish-Sekretarit të tij: Agaçi nuk është në arrati, por në reanimacion!
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot përmes një videoselfie lidhur me akuzat e ish-kryeministrit Sali Berisha mbi fatin e sekretarit të përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi. Berisha ka deklaruar se Agaçi është në arrati, ndërsa laptopi i tij ndodhet në duart e SPAK me prova që, sipas tij, implikojnë qeverinë në afera korruptive.
Balluku i dha koncensionin miliona euro babait të kreut të OSSH, Blendian Dalipaj
Në reagimin e tij, Rama ka ironizuar Berishën dhe mbështetësit e tij, duke i krahasuar me “krijesa të kënetës” si bretkosa, salamandra dhe merimanga uji, të cilat, sipas tij, janë mobilizuar për të krijuar tymnajë rreth kësaj çështjeje.
“Këneta përballë një thatësire të madhe, maji do të jetë përvëlues për të dhe bufi e di këtë më mirë se kushdo tjetër,” u shpreh Rama, duke lënë të kuptohet se pritet një zhvillim i madh më 11 maj. Ai akuzoi opozitën për përhapjen e gënjeshtrave dhe për “pengmarrjen” mediatike të Agaçit dhe familjes së tij.
Në lidhje me gjendjen e sekretarit të përgjithshëm të Kryeministrisë, Rama sqaroi se Agaçi ka kaluar një gjendje të rëndë shëndetësore, duke pësuar një bllokim të arterieve koronare dhe komplikacione të tjera, që kanë çuar në intubimin e tij në një spital në Itali. “Prej ditësh në reanimacion, mjekët italianë nuk jepnin detaje nëse do të dilte nga gjendja. Agaçi ende vijon të jetë nën kujdesin e tyre,” tha Rama.
Ky reagim i kryeministrit vjen pas një sërë spekulimesh mbi vendndodhjen dhe gjendjen e Agaçit, ndërsa hetimet e SPAK mbi aferat korruptive të qeverisë vijojnë të jenë në qendër të debatit politik.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



