Video/ Rei Manaj shënon tjetër gol fantastik
I rreshtuar mes titullarëve në sfidën e sotme ndaj Zhirona, Manaj e ka kërkuar që në fillim golin dhe e ka gjetur në minutën e 24-t të sfidës. Pas një aksioni nga e majta, ai e kërkoi topin në qendër dhe i vetëm para portierit ia kaloi sferën mes këmbëve këtij të fundit për të çuar shifrat në 2-0 për ekipin e tij mes duartrokitjeve të tifozëve të pranishëm.
Në ndeshjen e parë të skuadrës në fazën përgatitore, Manaj shënoi 3 gola në suksesin 4-0 ndaj Gimnastik Tarragonës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



