E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Rita Ora në krah të tenstit serb në stadium
Lajme

VIDEO/ Rita Ora në krah të tenstit serb në stadium

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora, duket se zgjodhi të ndjekë nga afër një ndeshje ragbi, në prani të një tenisti serb.Ajo është parë e shoqëruar ndërsa ishte ulur pranë me tenistin Novak Djokoviç.

Gjatë ndeshjes, kamera ishte e fokusuar për një moment tek ata dhe reagimi i dy personazheve pasi e vunë re këtë gjë, nuk duhet humbur.

Mbrëmjen e sotme Zelanda e Re po përballet me kampionët mbrojtës të Afrikës së Jugut në finalen e Kupës së Botës në Rugby në Stade de France në Paris. Përveç dinamikës së ndeshjes, një detaj interesant ështa kapur nga kamerat në stadium. Këngëtarja shqiptare Rita Ora po e ndjek me entuziazëm ndeshjen së bashku me lojëtarin e tenisit serb Novak Djokovic.

Nuk kanë kaluar shumë kohë nga veprimi i këngëtares Rita Ora, teksa merr flamurin serb dhe këndon bashkë me të në skenë, veprim ky që ngjalli shumë irritim tek fansat e saj shqiptarë.

Pas ngjarjes që ndodhi me flamurin serb dhe reagimit të ashpër nga fansat, këngëtarja Rita Ora reagoi duke thënë se ishte një keqkuptim. Ajo theksoi se flamuri serb iu dha nga një fans teksa po performonte dhe nuk e dinte cilit shtet i përkiste.

Ndërkohë që tani shihet duke shijuar ndeshjen në stadium, në krah të lojëtarit të tenisit, patriotizimi i saj vihet në pikëpyetje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.