E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Rradhën  për kulla të larta betoni e ka Parku i Liqenit
Publik News

VIDEO/ Rradhën për kulla të larta betoni e ka Parku i Liqenit

ëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka hedhur sot akuza kundër kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Në një postim në Facebook, Zhupa shkruan se në 13 mars bashkia ka hapur tenderin për betonizimin e Parkut të Liqenit Artficial në kryeqytet.

“Veliaj ka hapur proçedurën e tenderimit për të pranuar projekt-idenë në formën e ofertës së pa kërkuar për të përgatitur Planit e Detajuar Vendor për zonën TR169 që është dhe trualli i gardës së republikës pjesë e Liqenit artificial”, thekson Zhupa në denoncimin e saj.

Sipas Zhupës, Partia Demokratike e ka denoncuar që në Gusht 2018 në mënyrë të vazhdueshme këtë plan por Veliaj e ka mohuar.

Postimi i plotë i Ina Zhupës:

Koronavirus tregoi edhe një herë sa shumë rëndësi ka cilësia e ajrit në jetëgjatësine tonë. Mushkri të shëndetshme, jetë e gjatë.

Në mes të kësaj situate të vështirë për shendetin e gjithsecilit, Bashkia e Tiranës ka hapur tenderin me 13 mars për atë që do jetë betonizimi i madh i parkut të liqenit.

Veliaj ka hapur proçedurën e tenderimit për të pranuar projekt-idenë në formën e ofertës së pa kërkuar për të përgatitur Planit e Detajuar Vendor për zonën TR169 që është dhe trualli i gardës së republikës pjesë e Liqenit artificial.

Partia Demokratike e ka denoncuar që në Gusht 2018 në mënyrë të vazhdueshme këtë plan por Veliaj e ka mohuar. Tani ai shfrytezon këtë situate ku njerezit nuk e kanë vëmendjen, për të kaluar një plan shkatërrues për mushkritë e vetme të qytetit.

Denoncimi ynë është provuar me fakte nga Plani i Pergjithshem Vendor i miratuar nga Veliaj në Prill 2017 ku kjo zonë është me destinacion për ndertime me 9 kate edhe 29 metra lartësi.

Bashkia me justifikimin e ndërtimit të Biblotekes së re Kombëtare në këtë zonë apo edhe institucione të tjera do të hapi rrugën për t`i dhënë pjesën e parkut një privati për të ndërtuar objekte me destinacion tregtar !

Një plan i papranueshem për qytetarët e Tiranës, ndaj edhe përgatitet edhe botohet në ditët e fatkeqësisë natyrore kur njerezit janë perballë vdekjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.