VIDEO/ Shpërthim i fuqishëm me eksploziv në Fier, hidhet në erë godina 4-katëshe
Një shpërthim i fuqishëm eksplozivi ka tronditur qytetin e Fierit: një godinë 4-katëshe është është hedhur në erë.
IKMT ka prishur kështu sot, objektin e katërt me shpërthim të kontrolluar në Fier, në kuadrin e rehabilitimit të lumit Gjanica dhe qëndrës së Fierit.
Objekti ishte i lartë 4 kate dhe specialistët e IKMT hapën në trupin e tij 400 furnella (vrima) ku vendosën 8 kilogramë lëndë shpërthyese.
Për mbrojtjen e objekteve që ndodheshin pranë nga shpërthimi, u vendosën 3 mijë thasë me rërë.
IKMT u bëri thirrje pronarëve të objekteve pranë objektit që do të prishej të mbanin hapur dyert dhe dritaret për të shmangur dëmtimet nga vala shpërthyese.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



