VIDEO/ Shpërthim i fuqishëm pranë aeroportit të Bolonjës, më shumë se 20 të plagosur
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në afërsi të aeroportit të Bolonjas në Itali, pranë një pike karburanti.
Pamjet e bëra publike në mediat sociale tregojnë një zjarr të madh dhe shtëllunga tymi në qiell në aeroportin e Bolonjës në veri të vendit.
Sipas informacioneve të para, një autobot që transportonte naftë, është përfshirë në një aksident rrugor me një seri shpërthimesh zinxhirësh që përfshinin edhe mjete të tjera. Autostrada A14 në kryqëzimin midis Bolonjës dhe Casalecchio di Reno, është mbyllur, ndërsa Policia, zjarrfikësit dhe ambulancat janë në terren, ndërsa raportohet se ka të paktën 20 të plagosur.


Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



