VIDEO/ Situata e rënduar nga zjarret në Delvinë e Finiq
Është rënduar situata me zjarret në zonën e Finiqit, ku flakët kanë përfshirë dy shtëpi të pabanuara në fshatin Karadhiq, ndërsa rrezikohen edhe disa të tjera.
Për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 6 automjete zjarrfikëse, 50 punonjës të zjarrfikëses dhe vullnetarë të zonës, por puna e tyre vështirësohet për shkak të terrenit të vështirë.
Për shkak të uljes së intensitetit të erës, zjarri në zonën e Delvinës dhe Finiqit është vënë nën kontroll, ndërkohë që është izoluar zjarri tek banesat në afërsi të rrugës dhe në fshatin Sopot.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



