E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Skandali i Mbetjeve Spitalore: krimi që helmon Shqipërinë në sy të Publikut
Lajme

VIDEO/ Skandali i Mbetjeve Spitalore: krimi që helmon Shqipërinë në sy të Publikut

https://www.instagram.com/reel/DA8bu6sNXuE/?igsh=MzRlODBiNWFlZA==

Asgjësimi i mbetjeve spitalore në Shqipëri ka qenë gjithmonë një fushë e errët, ku tenderat e majmë, që variojnë nga qindra milionë deri në miliarda lekë, duket se përfundojnë vetëm në xhepat e atyre që nënshkruajnë kontratat. Ndërkohë, qytetarët, për të cilët këto mbetje duhet të trajtohen me kujdes të veçantë për shkak të rrezikshmërisë së tyre, mbeten viktima të një sistemi ku korrupsioni dhe mosveprimi shtetëror janë të vetmet norma të qëndrueshme.

Shiko vodeon🎥

Pamjet e fundit që kanë dalë nga Librazhdi, ku dy punonjës ambulance, pa asnjë mbrojtje të vetes, hedhin mbetje spitalore në breg të lumit Shkumbin dhe i vënë flakën, janë dëshmi e qartë e nivelit të degradimit ku ka arritur ky shtet. A janë këta punonjës fajtore të vërtetë, apo vetëm viktima të një sistemi të kalbur që favorizon ndërmarrjet klienteliste mbi sigurinë publike?

Tenderat për Shëndesinë: Një maskaradë me vlera miliardash

Pse Ministria e Shëndetësisë nënshkruan kontrata me vlera deri në 3 miliardë lekë për menaxhimin e mbetjeve spitalore, kur në realitet ato përfundojnë në lumë, të hedhura si të ishin mbetje të zakonshme shtëpiake? Si është e mundur që këto kompani, që marrin pagesa marramendëse, nuk janë në gjendje të zbatojnë rregullat bazike të trajtimit të mbetjeve të rrezikshme?

Zbatimi i kontratave në Shqipëri është kthyer në një farsë të madhe. Përpara kamerave flitet për reforma dhe përkushtim ndaj shëndetit publik, ndërsa në terren ndodhin krime ekologjike që do të turpëronin çdo vend të qytetëruar. Rregullat janë të qarta: mbetjet spitalore duhet të trajtohen në mënyrë rigoroze, për të shmangur ndotjen e mjedisit dhe shpërndarjen e sëmundjeve të mundshme. Por kur pasuritë publike menaxhohen nga klane të cilat nuk kanë asnjë ndjenjë përgjegjësie ndaj shoqërisë, kjo është ajo që ndodh – një fatkeqësi e përditshme që helmon tokën, ujin dhe jetët tona.

Kur flamuri i shqiponjës hëhet simbol i djegies së mbetjeve: Shkumbini Po Na Helmon!

Shkumbini, një lumë që duhet të jetë simbol i bukurisë natyrore të Shqipërisë, tani është kthyer në një krematorium mbetjesh spitalore. Zjarri që punonjësit e papërgjegjshëm i vunë mbetjeve nuk djeg vetëm plastikën dhe materialet e tjera të rrezikshme; ai djeg gjithashtu shpresën tonë për një të ardhme më të pastër dhe më të shëndetshme.

Kush mban përgjegjësi për këtë krim? A do të ketë ndonjë hetim serioz për të zbuluar të vërtetën, apo do të shtypet sërish në heshtje, siç ndodh me çdo skandal tjetër që prek zyrtarët e lartë?

Ku Janë Institucionet? heshtja e ministrisë është po aq Kriminale sa vetë Akti

Përse nuk ka ende një reagim të qartë nga Ministria e Shëndetësisë? Pse autoritetet qëndrojnë të heshtura ndërkohë që skandalet dalin njëri pas tjetrit? Çdo ditë që kalon pa një veprim konkret është një ditë më shumë që qytetarët shqiptarë jetojnë me frikën e pasojave të kësaj papërgjegjshmërie. Ndërsa tenderat shumë-miliardësh janë vetëm një tjetër mundësi për përfitime korruptive, mjedisi ynë, shëndeti ynë, dhe e ardhmja jonë shkatërrohen me një indiferencë të pabesueshme.

Në fund të fundit, nuk është vetëm Shkumbini që po helmohet. Është Shqipëria, e tëra.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.