Video-skandali me Safet Gjicin/ Arrestohet Alma K.
Policia ka vënë në pranga shtetasen Alma K., e cila shfaqej në video-skandalin e Safet Gjicit, ish-kryebashkiakut të Kukësit.
CNA ka mësuar se Alma K. është arrestuar ditën e sotme, me urdhër të SPAK për “korrupsion pasiv”.
Ndaj saj është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpi”, ndërkohë për Safet Gjicin është dhënë masa “arrest me burg”.
Pak më parë, policia vuri në pranga edhe ish-kryebashkiakun e Kukësit.
Kujtojmë se më 16 qershor, në rrjetet sociale u publikua një video, ku Gjici, së bashku me shtetasen Alma K., kryenin akt seksual në zyrën e kryetarit të Bashkisë së Kukësit.
CNA zbuloi se Alma K. kishte një aktivitet për mbrojtjen e kafshëve dhe në zyrën e Safet Gjicit kishte shkuar të dorëzonte një projekt për të marrë fonde.
Ky hulumtim i CNA u konfirmua edhe nga videoja e plotë, e publikuar nga gazetari Artan Hoxha.
Në video shihej se si pas aktit seksual, Gjici bisedonte me Alma K. për tenderin e qenve të rrugës dhe udhëzonte nënkryetarin Granit Gjana të ndiqte hapat ligjorë për projektin.
Më pas, vajza shkonte në zyrën e nënkryetarit të bashkisë Granit Gjana dhe merrte udhëzimet për dokumentat që duhen, dorëzonte letrat dhe në fund largohej nga ndërtesa e Bashkisë së Kukës
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



