VIDEO/ SMS-të kërcënuese ndaj deputetëve, Kryeministri paralajmëron: As në ëndrrat më të këqija se…
Kryeministri Edi Rama i ka dhënë një përgjigje personave, që kanë kërcënuar deputetët e Komisionit të Ekonomisë, të cilët votuan amendamentet për ligjin e lojërave të fatit, duke i shpallur ato të jashtëligjshme.
Rama gjatë fjalës së tij në parlament, ka thënë se ata do të marrin përgjigjen e merituar me mbylljen e llotove dhe kazinove si dhe me përgjigjen ligjore.
Me herët deputeti i PS-së, Erjon Braçe lexoi një mesazh që i kishte ardhur nga persona të panjohur, ku thuhej se me mbylljen e lojërave të fatit po i hiqnin bukën e fëmijëve dhe se tashmë ata do merreshin me fëmijët e deputetëve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



