E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Video/Socialisti nga Delvina: Po na ndani nga gratë!
Publik News

Video/Socialisti nga Delvina: Po na ndani nga gratë!

Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni, ka qenë në një takim me banorët e Delvinës, teksa i është dashur të dëgjojë ankesat dhe problemet e tyre.

Njëri prej të pranishmëve në sallën ku është zhvilluar mbledhja, e ka kapur në siklet deputetin, teksa thotë se po detyrohen të ndahen edhe nga gratë, për shkak të papunësisë së skajshme që ka kapluar vendin.

Siç duket, papunësia, e cila është ulur këmbëkryq në Delvinë, shkakton drama në familjet e këtij qyteti.

Nuk dihet se cila ka qenë përgjigja e deputetit, i cili me siguri do të jetë ndier i kapur mat dhe pa fjalë të tepërta për të thënë përballë këtij realiteti therës, i cili tregohet në rrëfimin e zotërisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.