E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Video/ STRESI i shmanget kamerave në sallën e gjyqit
Publik News

Video/ STRESI i shmanget kamerave në sallën e gjyqit

Reperi Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit ‘Stresi’, i cili u ndalua nga policia pak ditë më parë, do të hetohet në gjendje të lirë. Vendimin e dha sot Gjykata e Tiranës, pas kërkesës së Prokurorisë.

‘Stresi’ u arrestua dy ditë më parë nga Policia e Tiranës, pasi u kap me disa persona të tjerë në një lokal të kryeqytetit, duke konsumuar kokainë.

Në dëshminë e tij para uniformave blu, ‘Stresi’ ka pranuar se ka qenë duke konsumuar kokainë, por ka thënë se lënda narkotike nuk ishte e tija.

PAMJET NE GJYKATE

“Report tv” ka publikuar pamjet e Arkimed Lushaj para Gjykatës ku doli për t’u njohur me masën e sigurisë ndaj tij. Sapo vuri re pranin e kamerave, Stresi u mundua të shmangte filmimin, ndërsa seanca për të zgjati vetëm 5 minuta.

Vetë këngëtari nuk bëri asnjë koment para togave të zeza, ndërsa avokati i tij mohoi se Arkimed Lushaj të ketë lidhje me trafikun e narkotikëve, siç e akuzon policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.