E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Studentët e Juridikut dhunohen nga FRESSH
Lajme

VIDEO/ Studentët e Juridikut dhunohen nga FRESSH

Studentët vijojnë të protestojnë për plotësimin e 8 kërkesave të tyre themelore, ndër të cilat është ajo e uljes së tarifave të studimit, përmirësimin e kushteve në konvikte apo dhe anulimi i ligjit për arsimin e lartë.

Krahas bojkotit total, studentët kanë vendosur të ngujohen në fakultetet përkatëse, por ndërsa ata janë ngujuar dhe bojkotojnë, ka edhe një grup tjetër studentësh që kërkojnë fillimin e mësimit.

Sot tek Fakulteti i Drejtësisë, studentët e ngujuar janë përplasur me ata që kërkojnë rikthimin në mësim. Ata akuzojnë njëri-tjetrin për dhunë, ndërsa ka mbërritur një denoncim nga një studente, e cila akuzon kolegët që kërkojnë mësim se kanë ushtruar dhunë ndaj saj. Ajo tregon për të vërtetuar këtë të nxirat në pjesë të ndryshme të trupit, që sipas saj kanë ardhur pasi është goditur me karrige e banka.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.