E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/Sulmet ndaj medias ‘Syri.net’ nga tatimorët, Koka: Do të jemi dhimbje koke për Ramën
Lajme

VIDEO/Sulmet ndaj medias ‘Syri.net’ nga tatimorët, Koka: Do të jemi dhimbje koke për Ramën

Pas shoqërimit të gazetarit, sot njerëzit me pushtet të Edi Ramës kanë vijuar sulmet ndaj Syri.net duke zbarkuar në redaksinë e medias, që kryeministri kërkon ti mbyllë gojën, drejtori i informacionit në Syri TV Bledian Koka ka treguar se çfarë ka ndodhur gjatë kontrollit në fjalë.

Më tej, drejtori i SYRI TV lëshoi edhe një mesazh për kolegët e tij.

“Subjekti është i regjistruar me numërin seria përkatës. Atë që kërkuan, listën e punonjësve, e kërkuan, e gjetën, siç e kërkuan.

Edi Rama pasi ta shohë këtë do të kërkojë një kontroll tjetër për kërkuar mbylljen e gojës Syri.net.

Kjo është një dhimbje koke për zotin Rama. Ajo që na mbetet, është një shije e hidhur., Ne e dinim se ky nuk do të ishte një punë pa pengesa.

I bëj një mesazh mediave simotra që u solidarizuan me ne duke mos thënë asgjë. Ne do të bëjmë të kundërtën. I garantoj të gjithë kolegët, ndryshe nga ju unë do të jem pranë jush.

Nuk do të ketë medalje për punën tonë, na mjafton përkrahja e qytetarëve si për Syri.net apo Sy ri TV. Ne do të jemi gjithmonë përkrah qytetarëve, dhe jo përkrah qeverisë”, u shpreh Bledian Koka.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.