VIDEO/ Takimi i Ramës pritet me fishkëllima në Vlorë
Janë pritur më fishkëllima dhe revoltë një pjesë e studentëve që do të hyjnë në takim me kryeministrin Edi Rama në Universitetin Ismail Qemali në qytetin e Vlorës.
‘’Turp, Turp, turp, servila!”, janë disa nga thirrjet e studentëve që kanë protestuar prej disa ditësh. Studentët jashtë kamerave thonë se ata kanë marrë kërcënime për veten dhe për familjen që të mos jenë pjesë e protestës, pasi në të kundërt mund të ketë pushime nga puna.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



