VIDEO/Të fortit të Vlorës, i vrasin kunatin dhe mikun e tij
Dalin detaje të reja në lidhje me krimin e rëndë të ndodhur mesditën e sotme në Vlorë.
Mësohet se shënjestër e breshërive ka qenë një nga të fortët e Vlorës.
Bëhet fjalë për Armando Sulejmanin i njohur me nofkën ‘Çipuri’ (ne foton poshte).

Ky i fundit njihet si pjesëtar i bandës së Gaxhait.
Në këtë atentat kanë mbetur të vrarë dy persona të tjerë, kunati dhe miku i Çipurit’.
Viktimat janë identifikuar si Orest Rexho dhe A. Hasani.
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mesditën e sotme qytetin e Vlorës, ku dy persona kanë humbur jetën dhe një i tretë është plagosur pas një atentati të bërë në lagjen “Ujë i Ftohtë”.
Policia ka bërë të ditur informacionet paraprake rreth kësaj ngjare, duke cilësuar se ka ndodhur në rrethana të paqarta.
Pak minuta më parë në lagjen “Ujë i Ftohtë”, Vlorë, kanë mbetur të vrarë dyshohet me armë zjarri 2 shtetas dhe 1 tjetër u plagos, në rrethana ende të paqarta.
Një grup i posaçëm hetimor u ngrit menjëherë dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e ndalimin e personave të implikuar në ngjarje. Për shkak të hetimeve nuk mund të bëhen të ditura detaje të tjera.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



