E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Tifozi i kërkon autografin mbi fanellën e Realit, ja çfarë gjesti bën Ronaldo
Sport

VIDEO/ Tifozi i kërkon autografin mbi fanellën e Realit, ja çfarë gjesti bën Ronaldo

Cristiano Ronaldo është një futbollist i madh si brenda ashtu edhe jashtë fushës së blertë.

Kamerat e “Sportmediaset” kanë kapur një moment interesant pasi një tifoz portugez i ka kërkuar Ronaldos autografin sipër fanellës së Real Madridit.

5 herë fituesi i “Topit të Artë” nuk u mendua dy herë pasi hodhi mbishkrimin e tij sipër fanellës që e veshi për 9 vite me radhë duke thyer çdo rekord të mundshëm me “Los Blancos”.

Pavarësisht polemikaveme Florentino Perez, Cristiano vazhdon të respektojë tifozët e “Los Blancos”.

Gjatë karrierës, Ronaldo ka luajtur me Sporting Lizbonën, Manchester United, Realin e Madridit dhe së fundmi ai po shkëlqen në Serie A me fanellën e Juventusit.

Së fundmi CR7 është grumbulluar me përfaqësuesen e Portugalisë por me të mbërritur në vendlindje ai është pritur si hero duke u shoqëruar nga shumë fansa që përfitojnë të marrin autograf apo të bëjnë ndonjë “selfie”.

Ky është momenti kur Ronaldo hedh firmën mbi fanellën e Real Madridit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.