E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Video/Tiranë, zjarri tek disa dyqane rrobash të përdorura
Flash

Video/Tiranë, zjarri tek disa dyqane rrobash të përdorura

Vijon të jetë aktiv zjarri që ka përfshirë disa magazina në tregun e rrobave të përdorura në rrugën “5 Maji” në Tiranë.

Flakët janë të mëdha duke rrezikuar dhe disa biznese pranë tregut.

“Megjithëse në vendngjarje janë 6 zjarrëfikëse dhe 30 forca të këtij shërbimi, flakët nuk janë neutralizuar duke shkaktuar panik tek banorët dhe pronarët e magazinave”.

Policia ka vendosur shiritin e perimetrit të sigurisë, ndërkohë që në vend janë mbledhur dhe shumë qytetarë të zonës që ndodhen në panik.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.