E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
(VIDEO) Tom Doshi i PSD-së : Mbështes Ramën…dhe fitoj 3 deputetë
Lajme

(VIDEO) Tom Doshi i PSD-së : Mbështes Ramën…dhe fitoj 3 deputetë

Tom Doshi harron për kë ‘garon’

Tom Doshi harron për kë 'garon': Mbështes Ramën..dhe fitoj 3 deputetë! (VIDEO)

Deputeti i pavarur Tom Doshi ishte këtë të mërkurë në Prokurorinë e Përgjithshme për tu njohur me akuzën që rëndon ndaj tij për deklarim të rremë të pasurisë.

Por teksa ka bërë një prononcim për gazetarët në dalje nga organi i akuzës, Doshi duket se ka qenë më i përqendruar tek zgjedhjet sesa tek hetimet ndaj tij.

Deputeti shkodran është në listën për kandidat për deputet në qarkun e Shkodrës, në radhët e partisë së Skënder Gjinushit, PSD-së.

Teksa më herët është përjashtuar nga socialistët, Doshi thotë se në këtë garë elektorale do të mbështesë kryeministrin Edi Rama.  Një deklaratë e çuditshme kjo kur Doshi garon nën siglën e PSD-së, që së fundi kryetari i saj Gjinushi nuk ka ngurruar të akuzojë publikisht qeverinë Rama. Ai theksoi se veç mandatit të tij, në Shkodër do të marrë edhe dy deputetë të tjerë.

Dosja ndaj Doshit i do të shkojë në Gjykatë të Lartë pas hetimeve që nisën nga një kallëzim i ILDKPKI-së, por deputeti e quan të gjithën goditje politike që i bëhet për zgjedhje.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.