Ditën e sotme, gjatë konferencës për shtyp të Presidentit Thaçi, ka ndodhur një incident, që pas publikimit të kësaj videoje mund të konsiderohet një akt i turpshëm, një skandal.
Kur Thaçi po flsite, jashtë rrethimit të oborrit të Kuvendit të Kosovës, një aktivist, Veron Hasani, thirri me zë të lartë “o hajna”. Kjo tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, dhe truprojat e presidentit nuk e lanë me kaq.
Ata kapërcyen gardhin dhe e kanë neutralizuar menjëherë të riun. E kanë kapur me forcë sikur të ishin policië, dhe e kanë rrahur, tërhequr zvarrë e goditur me grushe. Për më tepër shihni videon:



