E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Zbulohet shkresa që mban studentët të bllokuar tek Inxhinieria, administratorët: Të mos lejohen hyrje-daljet
Uncategorized

VIDEO/ Zbulohet shkresa që mban studentët të bllokuar tek Inxhinieria, administratorët: Të mos lejohen hyrje-daljet

Studentët po vijojnë ende që të jenë të ngujuar në Fakultetin e Inxhinierisë, ku dhe janë të bllokuar nga policia private.

bb18da9e-4c88-481e-97cf-2461ed1071eaPolicia në bazë të një urdhri të firmosur nga administratorët e këtij fakulteti, nuk do të lejojë hyrje daljet e studentëve nga godina.

Sipas shkresës së publikuar nga “Panorama”, shtohet se “disa persona janë grumbulluar në katin e parë, si dhe faktin që në godinë nuk aktivitet mësimor dhe asnjë aktivitet tjetër administrativ apo akademik, ju lutem të merrni masa për respektimin e Kontratës së Shërbimit, për të mos lejuar hyrje-daljet e personave të paautorizuar në ambientet e territorit të godinave dhe ambientet e brendshme të tyre”.

Administratorët në shënimin e tyre për letrën shtojnë se shkresa do të niset pa vulën dhe institucionin, pasi është ditë pushimi dhe nuk është në punë punonjësi i protokollit.

Studentët përplasen me rojet private tek Inxhinieria, hyjnë me forcë në fakultet

Studentët e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit kanë hyrë me forcë në ambientet e fakultetit të tyre, pasi nuk janë lejuar nga rojet e sigurisë private.

Ata kanë përfituar nga hapja e derës në momentin kur ka dalë një makina e OSHEE, e cila kishte hyrë brenda për të rregulluar linjën e energjisë elektrike.

Ata janë bashkuar me studentët e tjerë që vijojnë të mbeten të ngujuar brenda fakulteteve, ku kanë shprehur dhe shqetësimet e tyre, pasi thonë se nuk janë lejuar që të marrin ushqime.

Po ashtu ata thonë se rojet private kanë mbyllur derën dhe nuk i lejojnë as të dalin dhe as të marrin ushqime.

Nga videot e siguruara nga Panorama brenda ambienteve të fakulteteve, shihet se studentët janë të mbuluar  me batanije dhe këndojnë këngë të ndryshme.

VIDEO/ “Në djall shkofshi me partitë”, studentët vijojnë ngujimin dhe dalin me deklaratë: Në orën 18:00…

Studentët e Ekonomikut të cilët prej pak ditësh janë ngujuar brenda fakultetit kanë bërë sot një komunikim për mediat.

Gjatë natës kanë qëndruar 50 studentë brenda fakultetit. “Një herë të vetme mos përbaltni dëshirat tona për këtë vend. Nëse mendoni se jemi partiakë, në djall shkofshi dhe ju me to.

Gjithmonë kemi besuar se arsimi është thelbi i lirisë së mendimit. Tani janari duhet të na gjente më me dinjitet, e prapë nuk jemi të përfaqësuar. Sot jemi në shkollë, në ambjente të ftohta të dimër e të ngrohta në verë. As kushtet minimale nuk kemi. Qëllimi ynë nuk ishte ndërrimi i partive, por plotësimi i të drejtave legjitime.

Ne u themi këtë: në shkollë jemi 100 vetë, por mbi kokë kemi si aureolë shumicën që duan të studiojnë. Të gjithë duam mësim,” thuhej në deklaratën që lexoi një prej studenteve.

vajzusha

Lidhur me vendimin se çfarë do të bëjnë më vonë, studentët thanë që do bëjnë një mbledhje në orën 18:00 për të vendosur se me mënyrën si do të vijohet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.