VIDEO/ Zjarri shkrumbon shtëpitë në Pukë
Nuk është e lehtë të kuptosh motin e këtyre ditëve, teksa në vende të ndryshme po shkaktohen tsunami e ciklone dhe tragjedi në humbje njerëzore.
Por, pa shkuar në vendet e tjera të botës, le të ndalemi në Shqipëri, ku në Pukë ditën e djeshme banorët kanë përjetuar tmerr. Dje rreth orës 14 nga mali i Koravit pranë fshatit Tuc ka ardhur një “stuhi” flakësh duke përpirë gjithçka, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz.
Një qytetare, e mbijetuar nga masakra në malet e Pukës, shkruan:
Ju kujtohet tragjedia e Greqisë? Epo ja ku ndodhi edhe tek ne në malin e Koravit të Pukës, por ndoshta me kilometra më të vogla edhe me dëme më të pakta materiale…e fatmirësisht jetojmë akoma.
Kjo fale zotit dhe jo fale atyre te cilët janë betuar për të mbrojtur njerëzit nga këto fatkeqësi. Ishte e tmerrshme te shikoje veten edhe njerëzit e zemrës të mbuluar nga flakët që shkrinin kujtimet tona të fëmijërisë.
Akoma më e tmerrshme ishte të shikoje vdekjen me sy e të ndiheshe i pafuqishëm para saj. Ndihem keq për çdo njeri që e përjetoi këtë tmerr në sytë e tij. Me vjen keq për çdo njeri që humbi gjithçka. Ky zjarr ishte nga dora e njeriut edhe aspak një fatkeqësi natyrore…Uroj që gjithçka të zbardhet.
Askush nuk pati mundësi të largohet, flakët ishin shumë të shpejta dhe gjithçka ndodhi për 30 minuta. U shkrumbua çdo gjë, shtëpi, stallat, kullotat e pyjet.
6-7 shtëpi janë djegur, ndërsa ato të braktisurat janë sheshuar.”
Pamjet:
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



