Video/Deputeti i PD-së konfliktohet me forcat e rendit
Boçi duke u konfrontuar me Policinë sot në Elbasan
Boçi: Panairi i punës në Elbasan ishte një tallje, Rama e meritonte pritjen që i bënë
PD-ja lëshoi një deklaratë lidhur me ngjarjen ku shprehej: “Demokratët e presin me protesta Ramën në Elbasan, por policia e shtetit sillet si polici private dhe tenton të sekuestrojë pankartat kundër Edi Ramës. Takimi i parë i Edi Ramës në Elbasan duhet të niste në Prefekturë, por për shkak të protestuesve demokratë, ai ndryshoi drejtim për tek Kalaja. Protestuesit me pankartat që e cilësojnë Ramën si Pasha të Drogës, e kanë ndjekur edhe aty. Por policia,në shkelje të ligjit, siç shihet në video, ka ndërhyrë për të larguar protestuesit nga Edi Rama. Në një akt të paprecedentë, policët kanë tentuar t’u marrin atyre pankartat. Protestuesit demokratë nuk janë tërhequr dhe e sigurt është se turi i Ramës në qarkun e Elbasanit sot nuk do të jetë i qetë”.
https://www.facebook.com/endrihasa.al/videos/1633638953424172/
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



