E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
(video)Grabitën karburantin në Levan,  e pranojnë në gjyq. Gjesti i dyshimtë i Annës
Publik News

(video)Grabitën karburantin në Levan, e pranojnë në gjyq. Gjesti i dyshimtë i Annës

Gjykata ka lene ne arrest me burg dy te arrestuarit per grabitjen e karburantit ne Fier, Anna Malaj dhe Emiljano Grembin, te dy kusherinj qe dyshohet se ne bashkepunim grabisnin pikat e karburanteve.

“Jemi penduar per cdo gje qe kemi bere!”, thane te dy para togave te zeza, duke pranuar keshtu akuzat.

Gjykata vendosi ti lere ne burg. Por Anna eshte pare teksa ka ngritur gishtin e mesit afer hundes, nje gjest ky qe ka krijuar keqkuptime per mesazhin qe ka dashur te percjelle para kamerave.

Sipas policise, Emiljano Grembi në bashkëpunim me kushërirën e tij, shtetasen Anna Malaj (e cila u ndalua nga policia një ditë para kapjes së të riut) nën kërcënimin e armës, në datën 02.07.2018, në Levan, kanë vjedhur një pikë karburanti ku kanë marrë shumën prej 30000 lekësh të reja.

Në datën 07.07.2018, në Mallakastër, nën kërcënimin e armës kanë tentuar të vjedhin një pikë karburanti por pasi janë ndeshur me punonjësin e karburantit, janë larguar.

Në datën 15.07.2018, në lagjen “1 Maji” Fier, në bashkëpunim, duke kërcënuar me armë gjahu teke, kanë tentuar të vjedhin një tjetër pikë karburanti.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.