E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
(VIDEO)Kryemadhi me  maturantët:Mos u largoni nga vendi por përmbysni Ramën
Publik News

(VIDEO)Kryemadhi me maturantët:Mos u largoni nga vendi por përmbysni Ramën

Kryetarja e LSI-së ka treguar vëmendjen e kësaj force politike sa i përket maturës shtetërore dhe rinisë duke i kujtuar meritat që ka në progresin e vendit.

Referuar ndryshimeve në Shqipëri, Kryemadhi shprehet se të rinjtë mbase nuk e dinë për shkak të moshës por Lëvizja Socialiste për Integrim e ka dashur gjithnjë atdheun.

Ndërkohë ajo i bën thirrje të ngrihen dhe të përmbysin kryeministrin Edi Rama siç bënë baballarët e tyre me sistemin diktatorial.

“Dëgjoja paradën e Ramës që çdo ditë e më shumë ka frikë nga plakja e tij. Frika e tij po shkon dretj shkatërrimit të së ardhmes së rinisë shqiptare dhe plakja e një rinie vjen duke shkatërruar arsimin, një brez që gjen zgjidhjen për tu larguar sa më shpejt nga vendi.

Këta dinosaurët e sotshëm që janë përsëri të së shkuarës nuk mund ta ndalojnë rininë shqitpare të përmbysë këtë regjim diktatorial, që po uzurpon çdo ditë e më shumë çdo institucion mësimdhënie”, tha Kryemadhi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.