Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytet, ku janë përplasur dy automjete.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e Laprakës, ku shoferi i një mjeti “BMW X5” mësohet se ka humbur kontrollin dhe ka përplasur një tjetër mjet dhe disa kalimtarë si rrjedhojë. Vetë shoferi ka përfunduar në Lavazh.
Deri më tani flitet për 4-5 të plagosur, tre prej të cilëve janë dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës. Vijon…




