E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vidhte  karburant nga mjetet që përdoreshin për ndërtimin e rrugës së By Pass-it të Vlorës
Publik News

Vidhte karburant nga mjetet që përdoreshin për ndërtimin e rrugës së By Pass-it të Vlorës

Policia e qytetit bregdetar bën me dije se arrestuan në flagrancë shtetasin I. M., 51 vjeç, banues në fshatin Kaninë.

Ai është kapur nga shërbimet e Policisë “duke vjedhur një sasi karburanti nga mjetet e parkuara për ndërtimin e rrugës së By Pass-it në Vlorë”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Ndërsa ndaj një 61 vjeçari me inicialet F. V., nisën hetimet në gjendje të lirë, pasi ka goditur për shkak të detyrës një punonjës të Ujësjellsit.

Policia nuk jep detaje të tjera lidhur me këtë ngjarje në njoftimin zyrtar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.