E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vidhte portofolat e pacientëve, arrestohet 62 vjeçari nga Kuçova
Lajme

Vidhte portofolat e pacientëve, arrestohet 62 vjeçari nga Kuçova

Policia e Fierit ka arrestuar një person pasi  Vidhte portofolat pacientëve  që shkonin në Urgjencën e Spitalit Rajonal për të marrë ndihmë mjekësore.

Në pranga është vënë shtetasi N.L, 62 vjeç, banues në Kuçovë.

Pas një pune  hetimore 1 mujore, u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar i cili ishte kthyer në një shqetësim për të moshuarit që merrnin shërbimet në Urgjencën e Spitalit Rajonal Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në Urgjencën e Spitalit Rajonal Fier,  ky shtetas dyshohet se në kohë të ndryshme ka kryer disa vjedhje, ku nga puna hetimore e deritanishme është bërë e mundur dokumentimi i tre prej tyre, konkretisht vjedhja e portofolit të  shtetasit G.T., I.D,  dhe A.Gj.

Vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjes të kryera nga ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhja”.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.