Vis Berberi u jep 22 MLD Lekë oligarkëve që përmbytën nënkalimin e TEG
Mbi 22 Miliard Lekë është vlera e fazës së parë të tenderit zgjerim i rrugës Elbasan-Qafë Thanë, të Evis Berberit të ARRSH dhënë kompanisë Alb-Building të Odhise Breshës dhe Pëllumb Betës. Dyshja nga Telepena me 50% të aksioneve në këtë kompani është zotëruese e 3 koncesioneve në hidro-energji, ndërtuese e disa HEC-eve në vend.
Procedura e prokurimit publik është shënuar me Flamur të Kuq për “Skualifikim të të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit”.
Vlera e lartë e tenderit do të hidhet nga Buxheti i Shtetit. Të gjithë pjesëmarrësit në garë janë skualifikuar pasi sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar nuk plotësojnë kriteret e veçanta specifike të tenderit duke nxjerrë fitues Breshën dhe Betën.
Rezulton se dyshja tepelenase luan me shuma të mëdha në tenderimet publike dhe çuditërisht mbi gjysmën e tyre e ka përfituar në shkelje të ligjit. Jo vetëm që ky subjekt duhet vënë në hetim nga SPAK për përfitime të paligjshme të fondeve publike por për një skandal të bërë publik ditët e fundit.


Bëhet fjalë për përmbytjen që pësoi nënkalimi tek TEG duke u bërë i papërshkrueshëm nga mjetet. Ky tender, ku doli në pah puna e kompanisë Alb-Building i ishte dhënë dyshes së pronarëve me shkelje ashtu si edhe në tenderin e fundit, për skualifikim të të gjithë operatorëve konkurrues dhe ishte shënuar me Flamur të Kuq.
Për këtë tender, Breshaj dhe Beta janë paguar mbi 14 Milionë Lekë. Vetëm shuma e përftuar nga 4 tendera të ARRSH i kalon 37 MILIARDË Lekë.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



