E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vihet në punë Europol dhe Ministria e Brendshme, Austria kërkon informacion për 3 shtetas të Maqedonisë së Veriut
Publik News

Vihet në punë Europol dhe Ministria e Brendshme, Austria kërkon informacion për 3 shtetas të Maqedonisë së Veriut

Katër civilë janë vrarë dhe mbi 20 janë plagosur gjatë sulmit të djeshëm në Vjenë, i cilësuar nga autoritetet si një akt terrorist.

Kujtim Fejzullai, 20 vjeç, me shtetësi të Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut mbeti i vrarë nga policia. Autoritetet maqedonase konfirmuan sot se edhe dy shtetas të tjerë maqedonas besohet se kanë qenë të përfshirë në sulmin në Vjenë.

Policia austriake, përmes Europol-it dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme ka dorëzuar kërkesë për bashkëpunim dhe informacion rreth sulmit terrorist.

“Sot, (03.11.2020) nga policia austriake, përmes Europol-it, deri te Ministria e Punëve të Brendshme është dorëzuar kërkesë për bashkëpunim dhe informata rreth sulmit terrorist i cili mbrëmë ndodhi në Vienë. Nga lista e policisë austriake, e cila është dorëzuar te disa polici të vendeve të ndryshme, ndër të cilat edhe te policia jonë, është konfirmuar se tre persona përveç shtetësisë austriake kanë edhe shtetësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut, edhe atë K.F. ( i lindur në Molding, Austri), A.G. ( i lindur në Sent Pollten, Austri) dhe U.A. (i lindur në Vienë, Austri). Sektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar pranë MPB-së menjëherë u vu në dispozicion të kolegëve nga Austria dhe në mënyrë intensive bashkëpunojmë në të gjitha elementet në lidhje me këtë rast”, thuhet në njoftim.

Ministria e Punëve të Brendshme gjithashtu njofton për një bisedë telefonike mes kryeministrit maqedonas Zoran Zaev me kancelarin austriak, Sebastian Kurz.

“Kryeministri austriak i shprehu mirënjohje kryeministrit Zaev për solidaritetin dhe mbështetjen e shprehur. Kryeministrat shprehën gatishmërinë për të vazhduar komunikimin dhe bashkëpunimin në lidhje me sulmin terrorist nëse shërbimet austriake përcaktojnë një nevojë të tillë”, thuhet në njoftimin e Mininistrisë së Punëve të Brendshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.